Telegrafi

Shkatërrohet bomba e Luftës së Dytë Botërore, e gjetur në Shtip (Foto)

Agjencia e lajmeve AIM bën të ditur se është shkatërruar me sukses bomba e avionit që daton nga Lufta e Dytë Botërore, e gjetur në afërsi të fabrikës ”Aktiva” në Shtip.

Rreth orës 16:45 është dëgjuar një detonim i fuqishëm në vendin ku është gjetur bomba. Aksioni i shkatërrimit u realizua nga ekspertë të URM-së dhe të Drejtorisë për mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).

Gjatë realizimit të aksionit nuk është lënduar kush, apo të jenë shkaktuar dëme materiale ndaj objekteve afariste që janë në afërsi të vendit të detonimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i DMSH-së, Shaban Saliu tha se bomba ka qenë 260 kg e rëndë dhe ka patur 170 kg eksploziv TNT. Fillimisht është futur në një gropë, 4 metër të thellë, më pastaj është mbuluar me rërë.

Për shkaqe sigurie, komunikacioni në rrugën Koçan-Strumicë u bllokua dhe u ridrejtua në një rrugë tranzitore, kurse EVN bëri ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike./Telegrafi/