Site icon Telegrafi

Shkatërrohet banda shqiptare, ishin kthyer në tmerr për italianët

Shtatë shqiptarë kanë përfunduar ditën e djeshme në prangat e policisë italiane të akuzuar për një seri vjedhjesh.

Në sajë të operacionit të koduar “Off line” u shkatërrua banda shqiptare, që vepronte midis zonës së Toskanës dhe Umbrias, ndërsa në këto 5 muaj dyshohet se kryenin edhe 6 grabitje në ditë.

Gjatë operacionit, karabinierët arrestuan grupin e shqiptarëve, të cilët vidhnin banesa të ndryshme, gjurmonin sendet e shtrenjta, ora, unaza e florinj dhe më pas i shisnin, transmeton noa.al.

“Banda e shqiptarëve kishte goditur rreth 70 herë më shumë banesa në qytetet si Siena, Arezza, Firenze e Perugia”, bëjnë me dije mediat italiane, duke shtuar se banda kryente edhe 6 goditje brenda ditës.

Nga hetimi i bërë, rezultoi se grupi shiste mallrat e vjedhura si sendet me vlerë dhe bizhuteritë nëpërmjet ndërmjetësve dhe më pas paratë e fituara i dërgonin në Shqipëri.

Exit mobile version