Policia italiane e qytetit të Milanos ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit operacionin e koduar “”Toka jonë” i cili ka çuar në shkatërrimin e një bande kriminale e përbërë nga shtetas shqiptarë.
Kjo bandë merrej me trafikun drogës e prostitucionit nga Shqipëria në Milano e Hollandë. Policia italiane ka ekzekutuar 14 urdhër arreste me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës e shfrytëzimit të prostitucionit, raporton ora news.
Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në janar të vitit 2015 e në muajin mars të po këtij viti u arrestuan 2 shtetas shqiptarë dhe u sekuestruan 5 kg drogë. Grupi kriminal shqiptar shfrytëzonte për prostitucion shtetase rumune, moldave e shqiptare.
Ndërsa në Hollandë blenin drogë të tipit kokainë që e trafikonin më pas në Itali. Sipas policisë italiane ky grup kriminal kishte degëzime të tij në Shqipëri.