Të arrestuarit janë Elton Ferra dhe Arion Ikonomi dhe janë kryer kontrolle në banesën e një shqiptari të tretë me inicialet F.L. Gjatë operacionit u sekuestruan dy kg kokainë dhe marijuanë, rreth 13,500 euro, një automjet, dhe u mbyll një bar restorant dhe një sallë lojërash.
Sipas hetimeve, droga vinte kryesisht nga bregdeti Adriatik, shpërndahej me pas në rajonin e Napolit dhe Askolit, përmes një organizatë të përbërë nga shqiptarë dhe italiane.
Droga u shitej klientëve të pasur, avokatëve, sipërmarrësve, profesionistëve të lirë dhe shumë të rinjve që frekuentojnë zonat bregdetare, veçanërisht në sezonin e verës./Telegrafi/