Aeroplani luftarak i forcave ajrore australiane F/A-18 F Super Hornet për një “fije floku” ka shmangur tragjedinë duke bërë ulje emergjente, kurse dy pilotët që ishin brenda kanë arritur me sukses të katapultohen në Queensland.
Super Hornet që kushton hiq më pak se 75 milionë dollarë, i takon skuadriljes së parë australiane, transmeton Telegrafi.
Aeroplani luftarak ishte ngritur në ajër së bashku me një fluturake tjetër, kur befasisht u shfaq një defekt teknik në motor, raportojnë mediat lokale.
E pasi që pilotët arritën me sukses të zbresin siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, aeroplani ka rrëshqitur nga pista por jo larg saj është ndalur.
E me të prekur pistën, aeroplanit i është dëmtuar “hunda” me të cilën u përplas në tokë, e nga motori është parë duke dalë tym.
Ministria australiane e Mbrojtjes ka konfirmuar se kishte ndodhur një incident në bazën ajrore Amberley, ku për fat të mirë askush nuk është lënduar. /Telegrafi/