Në lidhje me reagimet dhe akuzat nga përfaqësues të partive politike dhe të disa mediumeve, për dëmtimet e varrezave në fshatin Luboten të Shkupit, MPB në kumtesën e sotme kumton se menjëherë pas rastit të paraqitur, ekipet e Ministrisë kanë kryer hetim në vendin e ngjarjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas hetimit janë marrë të gjitha masat e nevojshme për gjetjen e kryerësve dhe qartësimin e këtij incidenti.
‘Ministria, në mënyrë intenzive zbaton të gjitha aktivitetet operative-teknike në terren, të cilët do të mundësojnë mbledhjen e analizave dhe materialeve dëshmuese, me qëllim që kryerësit e kësaj vepre të identifikohen dhe kundër tyre të caktohet padi procedurale të përshtatshme’, kumton MPB ndër të tjera, njofton AIM.
MPB në mënyrën më të ashpër e dënon këtë veprim vandal dhe bën thirrje që ngjarja të mos shfrytëzohet për poena politike, as edhe media. /Telegrafi/