Telegrafi

Shkatërrohen në Kazakistan shtatë makina të blinduara të ambasadës së Shteteve të Bashkuara

Arsyet mbesin të panjohura, lidhur me shkatërrimin e këtyre makinave të shtrenjta

Kemi parë shpesh, që janë shkatërruar nën detyrim makina të ndryshme, në mesin e të cilave edhe modele shumë të shtrenjta, transmeton Telegrafi

Meqenëse nuk kishin vërtetim për prejardhjen e parave, ato makina janë detyruar të konfiskohen dhe pastaj të shtypen që të kthehen në metal skrapi.

Por, kësaj radhe, në Kazakistan ka qenë një situatë shumë më ndryshe, sepse shkatërroheshin shtatë makina të blinduara të ambasadës së Shteteve të Bashkuara, nën kontrollin e disa diplomatëve.

Zakonisht, kur vijnë makinat e reja, makinat e vjetra të ambasadave që zakonisht janë të modifikuara dhe të blinduara, shihet në ankande të ndryshme.

Këtë herë, nuk dihet arsyeja e shkatërrimit të tyre, por mendohet se ato janë nxjerrë prej përdorimit, ndërsa në treguan e atij shteti nuk është e lejuar të shiten.

Transportimi me anije do ishte shumë i shtrenjtë, andaj besohet se është vendosur të shkatërrohen në tërësi, si një formë shumë më e mirë. /Telegrafi/