Telegrafi

Shkatërrohen mallrat e falsifikuara

Malli i falsifikuar me origjinë nga Kina e Turqia është konfiskuar në pika të ndryshme doganore, pasi është konstatuar se ato shkelin drejtën e pronësisë intelektuale.

Shkatërrimi i tyre u bë në shtypshkronjën Rilindja. I pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i kompanisë Puma, i cili tha se është i kënaqur me punën e doganierëve që kanë bërë, dhe që kanë parandaluar dëmtimin e tyre, që në këtë rast do të ishte rreth 50 mijë euro. /Telegrafi/