Nova TV bën të ditur se Antikorrupsioni ka lejuar shkatërrimin e një numri dokumentesh nga Arkiva Shtetërore, për periudhën 2002-2014, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Arkiva e ka pranuar listën me dokumentet që duhet të shkatërrohen dhe ka dhënë leje të bëhet një gjë e tillë. Sipas këtij televitioni, një numër i madh i dokumenteve kanë të bëjnë me funksionarë shtetërorë, si për shembull rastet ”Shkritorja – Veles”, ”Pyjet e Maqedonisë” që ndërlidhet me Zharko Karaxhoskin, drejtor i kësaj ndërmarrje publike.
Nova TV mëson se Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka kërkuar nga Antikorrupsioni fletëpronësi, të dhëna për përplasje interesash dhe lëndë për funksionarët./Telegrafi/