Autoritetet në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, kanë ndaluar 35 tonelata të fluturave rrotulluese që vinin nga Kina, sepse konsideroheshin të rrezikshme.
Brenda lodrave që janë popullarizuar shumë së fundmi, janë disa drita LED të cilat mund të shkëputen dhe më pas të përpihen nga përdoruesi, transmeton Telegrafi.
Pasi u konstatua problemi i mundshëm, ato janë shkatërruar që të mos dalin në treg.
Gjatë muajit të kaluar, një dhjetëvjeçare është shtruar për operim, sepse i kishte mbetur në organizëm një pjesë e kësaj lodre. /Telegrafi/