Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkatërruar 168 kamionë me naftë në Siri, që i takonin grupeve xhihadiste të Shtetit Islamik.
Sulmi ndaj konvojt të naftës është kryer sot, ka bërë të ditur koalicioni ndërkombëtar, transmeton KosovaPress.
I ashtuquajturi Shteti Islamik, njërin nga burimet kryesore të përfitimeve e ka tregtinë me naftë, ku edhe përqendrimi kryesor i luftimeve kanë qenë burimet e naftës në Irak dhe Siri.