Site icon Telegrafi

Shkatërrimet apokaliptike që la pas tërmeti në Zelandë të Re (Video)

Disa tërmete në Zelandën e Re kanë shkatërruar vendin. Të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dëmet materiale vlerësohen në miliarda dollarë.

Kryeministri i Zelandës së Re, John Key, tha se dy tërmete të fuqishme gjatë natës së shkuar, pranë qytetit Hanmer Springs, kanë shkaktuar valë të cunamit dhe kanë bërë që mijëra njerëz të zhvendosen.

Tërmeti i parë, prej 7.8 shkallësh të Rihterit, ka goditur të dielën në mëngjes në të njëjtën zonë, jo larg qytetit Kristçërç.

Kristçërç është shkatërruar në vitin 2011 nga një tërmet që ka lënë 185 njerëz të vdekur, transmeton tvklan.al.

Kryeministri Key u ka bërë thirrje banorëve që të lëvizin në zona më të thella kontinentale.

Exit mobile version