Telegrafi

Shkarkoni falas Football Manager 2024: Një mundësi fantastike, mos e humbisni!

Dyqani Epic Games ka përgatitur një befasi të vërtetë për javën e ardhshme.

Siç e dimë, çdo të enjte Epic Games dhuron video-lojëra falas dhe për 5 shtator kanë përgatitur një befasi shumë të madhe.

Është Football Manager 2024, më e fundit në një seri videlojërash nga ky ekskluzivitet ultra-popullor.

FM 2024 nuk ka qenë kurrë falas deri më tani, kështu që kjo është një mundësi unike për ta rrëmbyer atë, veçanërisht pasi FM 2025 do të kalojë në një “motor” krejtësisht të ri dhe mekanikë lojërash, të cilat shumë nuk do t’i pëlqejnë.

Dhe po, përveç FM 2024, do të mund të shkarkoni falas një revole të quajtur Sniper Ghost Warrior Contracts. /Telegrafi/