Shaban Saliu sot në mëngjes ka marrë vendimin se më nuk është drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), ndërsa në vendin e tij ka ardhur Adnan Xhaferovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Informacionin për Plusinfo e ka konfirmuar Saliu, i cili ka deklaruar se nuk do të jetë në DMSH dhe se do të fillojë të punojë si avokat apo profesor në universitetin MIT.
Adnan Xhaferoski është anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së nga viti 2013. Arsimi i tij i lartë është nga fusha e biznesit, shkencat politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
Ai vjen në krye të institucionit i cili kohëve të fundit, shpesh është kritikuar për punën e tij. /Telegrafi/