Site icon Telegrafi

Shkarkohet roja për shkak të shoqërimit me të burgosurit

BBC njofton se 27-vjeçari Nathan Singh, i cili kishte punuar si roje në burgun HMP Leicester kishte biseduar online me ish-të burgosurit dhe me të burgosurit aktualë.

“Pas hulumtimit të rastit, roja nga burgu HMP Leicester është shkarkuar për shkak të sjelljes së papërshtatshme. Ai është shoqëruar (në internet) me të burgosurit aktualë dhe ish-të burgosurit, që nuk është në përputhje me rregullat e punës së tij”, ka thënë zëdhënësi i burgut britanik.

Zëdhënësi ka shtuar se gjatë angazhimit të rojeve në Britani të Madhe, bëhet analiza detale e karakterit të tyre si edhe hulumtohet e kaluara.

Exit mobile version