Angel Maria Villar është shkarkuar si president i Federatës së Futbollit të Spanjës.
I pari i futbollit spanjoll është shkarkuar nga Bordi Drejtues i FSF-së dhe në këtë formë ka dëmtuar rëndë kandidaturën për një mandat të ri.
Ish-presidenti planifikon të ndjek të gjitha instancat më të larta të drejtësisë pasi që pohon se i është bërë një padrejtësi.
Arsyeja për shkarkimin është se i njëjti kishte bërë fushatë në rrjetet sociale për president në kohën kur po e ushtronte këtë detyrë.
“Ata që paraqesin kandidaturën e tyre për të qenë pjesë e organeve drejtuese, duhet të pushojnë së kryeri një funksion të tillë në momentin që shpall kandidaturën”, shkruan në njoftimin e Bordit Drejtues të FSF-së.
Ndërkohë, Juan Luis Larrea është bërë kryetar i Bordit Drejtues dhe president i përkohshëm deri në zgjedhjet e reja. /Telegrafi/