Qeveria e Kosovës ka shkarkuar sot Nol Dedajn nga pozita e kryesuesit të bordit të Trainkos-it.
Qeveria në mbledhjen e rregullt të saj e emëror Bordin e ri të përkohshëm me kryesues, Riza Spanca, raporton Telegrafi.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli para kabinetit qeveritar njoftoi se Bordi i kaluar është emëruar në gusht të vitit 2022, gjersa anëtarët kanë dhënë dorëheqje për arsye personale dhe i vetëm në bord kishte mbetur kryesuesi Nol Dedaj.
Ajo tha se Nol Dedaj nuk i ka përmbushur përgjegjësit e parapara.
“Propozoj shkarkimin, përkatësisht kryesuesit si anëtar i vetëm që ka mbetur…”, tha ajo.
Me propozimin e ministres Rizvanolli, Qeveria e Kosovës emëroi Bordin e ri të përkohshëm me këtë përbërje: kryesues Riza Spanca, ndërsa anëtarë Astrit Mehaj, Hasan Pretreni dhe Shaban Neziri. /Telegrafi/