Telegrafi

Shkarkohet nga detyra dhe shoqërohet në polici kryebashkiaku i Dibrës

Qeveria e Shqipërisë shkarkon kryetarin e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili. Shkarkimi ka ardhur vetëm pak orë pas publikimit të një video-skandali, në të cilën Xhelili shfaqej duke kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune në institucioni që drejton.

Pas vendimit për shkarkimin nga detyra, Xhelili është shoqëruar nga policia paraditen e sotme.

Videoskandali në të cilin përfshihet Xhelili është publikuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Në video, kryebashkiaku i Dibrës i kërkonte favore seksuale një vajze 20-vjeçare, e cila kërkonte të punësohej në bashkinë që ai drejtonte.

Pas publikimit të skandalit, i pari ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe.

Përmes një statusi në “Facebook” ai e cilësoi rastin si “neveritës” dhe kërkon largimin sa më parë të Xhelilit nga detyra.

“Neveritës!! Të shporret një sahat e më parë!! As me duhet cili pleh e ka organizuar dhe kryer, fare fare; edhe pse dhe kjo duhet të hetohet!! Por, tani; të shporret!!”, shkroi Braçe. /Shekulli/