Asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur të martën, kanë votuar për shkarkimin e Kryesuesit të këtij kuvendi, Pëllumb Bajçinovci.
Nga 33 asamblistë të pranishëm, me vota absolute është shkarkuar kryesuesi Bajçinovci.
Votimi për shkarkimin e tij u bë në mënyrë të fshehtë.
Kryetari Përparim Rama, në fillim të kësaj seance u shpre se po tentohet të ndalet zhvillimi i Prishtinës për inate puro politike.
“Tani kur transformimi i qytetit po merr formë, ku qindra projekte zhvillimore po zbatohen në teren, po tentohet të ndalet zhvillimi i Prishtinës për inate puro politike. Kjo është politika juaj, politikë e bllokimit të kryeqytetit dhe qytetarëve të saj”, tha Rama.
Rama shtoi se oportunizmi politik po kërcënon me e marrë kryeqytetin i nisur nga agjendat personale, e jo nga nevojat e qytetarëve.
Ai kërkoi nga asamblistët që të mos votojnë “rrëmbimin” e pushtetit duke shkarkuar kryesuesin Pëllumb Bajçinovcin. /Telegrafi/