Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës i Drejtorëve në kombinatin “Trepça” ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, Basri Ibrahimi.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar vetë Ibrahimi.
“Është e vërtet që në kuadër të fshesës së VV-së, më erdhi radha edhe mua që të shkarkohem nga një bord politikë dhe udhëzime politike nga ministresha Rozeta Hajdari”, ka konfirmuar Ibrahimi.
Sipas Ibrahimit, vendimi për shkarkimin e tij është politik dhe arbitrar.
“Kam vendimin, krejt joligjor, arbitrar e as këshillë juridike, ku në kohën e Albin Kurtit njerëzit që shkarkohen nuk kanë të drejtët të ankohen, sepse nuk jep këshillë juridike”, tha ai. /Telegrafi/