Kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut, Sulejman Rexhepi, është shkarkuar nga pozita e tij.
Këtë në një konferencë për shtyp e bëri të ditur kryetari i Myftinisë së Gostivarit Shaqir Fetahu.
Ai tha se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Rijasetit të BFI-së që është mbajtur gjatë ditës së sotme, njëzëri është shkarkuar Sulejman Rexhepi, nga detyra e kryetarit të BFI-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Shaqiri tha se deri në përgatitjen e kushteve për zgjedhje për kryetar ushtrues detyre do të jetë vetë ai.
Ai deklaroi se shkarkimi i Rexhepit është mbështetur nga shumica e anëtarëve të Rijasetit./Telegrafi/