Telegrafi

Shkarkohet drejtori i gjimnazit ”Goce Dellçev” në Kumanovë

M4034S-4211

Drejtori i gjimnazit të Kumanovës, Goran Dimitrijeviq, është shkarkuar nga detyra e tij për shkak të dyshimeve se në profilin e tij në Facebook ka publikuar fotografi me përmbajtje eksplicite, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski, ka caktuar ushtruesin e ri të detyrës të shkollës së mesme. Mirëpo, Dimitrijeviq vazhdon që të mbetet profesor i lëndës së edukatës fizike.

Për këtë, Damjanovski thotë se nuk mund që të përjashtohet nga puna nëse nuk ka kërkesë nga Inspektoriati shtetëror i arsimit për tejkalim të kompetencave, ose ndonjë aktivitet kriminal.

Përndryshe, fotografitë dhe videot me përmbajtje ekspicite u publikuan para disa ditësh, por nuk është vërtetuar nëse janë të vërteta, apo bëhet fjalë për montazh./Telegrafi/