Site icon Telegrafi

Shkarkohet bordi i Stacionit të Autobusëve, caktohen anëtarët e rinj

Komuna Prishtinës ka njoftuar se është shkarkuar Bordi i Stacionit të Autobusëve. Në njoftimin e Komunës është thënë se caktimi i anëtarëve të rinjë është bërë me qëllim të vazhdimit të reformave.

“Komisioni i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike ‘Stacioni i Autobusëve’, ka marr vendim sot që të shkarkojë Bordin e kësaj ndërmarrjeje, dhe të caktojë anëtarët e rinj, që mënyrë që të vazhdohet me reforma”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Anëtarët e rinj të Bordit, janë:

1. Faton Raçi

2. Anita Morina Saraçi

3. Afërdita Syla Ismaili

4. Fatmir Morina. /Telegrafi/

Exit mobile version