Site icon Telegrafi

Shkarkohen nga posti i ministrave pa resor Adnan Qahil dhe Aksel Ahmedovski

Kuvendi në seancën e sotme të 77-të, me propozim të Qeverisë shkarkoi nga funksioni ministrin pa resor Aksel Ahmedovski, i cili ka qenë i angazhuar për zbatimin e strategjisë së përmirësimit të gjendjes së romëve në Maqedoni dhe ministrin Adnan Qahil, i cili ka qenë i angazhuar për investime të huaja.

Kryeministri Zoran Zaev në arsyetimin e tij tha se shkarkimi i ministrave nuk bëhet për shkak të arsyeve politike dhe se vendimi është marrë nga partnerët e koalicionit në Qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë jam i kënaqur nga puna e ministrave dhe besoj se në të ardhmen do të gjejmë mënyrë se si të vazhdojmë bashkëpunimin”, tha Zaev.

Ndërsa deputeti i OBRM-PDUKM-së Ilija Dimovski, tha se arsyetimi i Zaevit nuk është i mirë dhe se është e nevojshme që shkarkimi të bëhet mbi bazë të analizës për punën e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version