Filip Petrovski është shkarkuar nga funksioni i drejtorit në Arkivin Shtetëror, njoftojnë nga Qeveria. Krahas tij, në seancën e sotme të qeverisë është shkarkuar edhe Luka Kërzhalovski, i cili deri tani ka qenë drejtor i Gazetës Zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën po rishikohen propozimet për emërimin e drejtorëve të rinj në këto institucione, ku janë propozuar Kire Petrov dhe Martin Kostovski.
Qeveria duhet të emërojë edhe sekretarë të rinj shtetërore në 14 ministri./Telegrafi/