Site icon Telegrafi

Shkarkohen anëtarët e Komisionit për vendimmarrje në procedurë administrative në Maqedoni

Kryetarja e Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, Irena Brzanova, së bashku me 10 anëtarët e komisionit janë shkarkuar nga funksioni.

Shkarkimi ka ardhur me kërkesë të qeverisë, pasi kjo përbërje e komisioni nuk kanë arritur të zgjidhin një numër të madh të lëndëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga qeveria thonë se numri i lëndëve në të cilat është vepruar nuk është real, pasi në të nuk janë përmendur edhe një numër i madh i lëndëve në të cilat nuk është vepruar.

“Në raportin e vitit 2016 është e qartë që komisioni nuk ka treguar rezultate në punë”, thuhet në propozimin e Qeverisë dërguar tek Kuvendi.

Përndryshe, mënyra e punës dhe procedurës për vendosje para Komisionit shtetëror janë të rregulluara me rregullore./Telegrafi/

Exit mobile version