Telegrafi

Shkarkimi i Spallettit do t’i kushtonte Interit miliona euro

Luciano Spalletti . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Interi pritet që ta shkarkojë Luciano Spallettin, por klubit për largimin e tij dhe të stafit do t’i  kushtonte 25 milionë euro.

Sipas Corriere dello Sport dhe Sky Sport Italia, klubi ka marrëveshje me Antonio Conte më të cilin kanë nënshkruar për tri vite.

Por klubi zikaltër për ta deklaruar shkarkimin e tij duhet t’i ndajë 25 milionë euro.

Luciano Spalletti. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Presidenti Steven Zhang, shkroi në Instagram për festën e kualifikimit në Ligën e Kampionëve, por sugjeroi edhe ndryshime në klub

“Nëse jeta është një udhëtim magjik, atëherë një pjesë e imja është këtu [sic]”.

“Unë do të bëj më të mirën që mundem për këto ngjyra”, kas shkuar ai. /Telegrafi/