Gjatë muajt tetor Gjykatës Kushtetuese do t’i duhet të shprehet për shkarkimin e presidentit nga parlamenti.
Megjithatë nga Pogradeci presidenti Ilir Meta, u shfaq i qetë, duke thënë se është çështje politike.
“Është çështje politike, jam tepër i qetë. Sjelljet e mia kanë qenë tërësisht në respekt të Kushtetutës dhe jam shumë krenar për të gjithë veprimtarinë time në mbrojtje të Kushtetutës…”, tha ai.
Mes rreshtave, presidenti la të kuptohet se ai do të vijojë të jetë aktiv në politikën shqiptare, pas korrikut 2022 kur i mbaron mandati. /Tch/