Telegrafi

Shkarkimi i Pochettinos do t’i kushtonte klubit mbi 30 milionë euro

Pas një sezoni sensacional, Mauricio Pochettino nuk po kalon periudhë të mirë te Tottenhami.   

Lojtarët dhe klubi kanë frikë se trajneri Mauricio Pochettino po kërkon një mënyrë për t’u larguar.

Humbja 7-2 ndaj Bayern Munich bëri jo pak bujë, duke u folur shumë edhe për një largim të trajnerit edhe pse ky i fundit tha se duhet të qëndrojnë të bashkuar.

Por sipas shifrave nuk ka asnjë rrezik që Pochettino të humbasë punën e tij përkundër fillimit zhgënjyes të sezonin.

Tottenhami në rast se vendos ta shkarkojë, duhet t’i paguajë 30 milionë euro dëmshpërblim.

Kjo është arsyeja kryesore që puna e tij është e sigurt.

47-vjeçari i dërgoi Spursat në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e shkuar. /Telegrafi/