Telegrafi

Shkarkimi i Metës, Ulsi Manja lexon raportin dhe kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor

Deputeti Ulsi Manja ka lexuar në Parlament raportin e miratuar në Komisionin e Ligjeve ku kërkohet ngritja e një Komisioni Hetimor për të shqyrtuar shkeljet e rënda të Kushtetutës që, sipas mazhorancës, presidenti Ilir Meta ka kryer me shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Manja përmendi të gjitha shkeljet e Metës dhe në fund kërkoi nga kolegët në Kuvend që të votojnë për ngritjen e këtij komisioni, shkruan Top Channel.

Mazhoranca e Partisë Socialiste kërkon shkarkimin e Ilir Metës nga detyra e presidentit dhe për këtë arsye kërkon edhe ngritjen e komisionit.

Gjithsesi, shkeljet për të cilat akuzohet presidenti duhen konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila ende nuk është ngritur.