Site icon Telegrafi

Shkarkimi i Metës, Kuvendi i Shqipërisë cakton datën e votimit të raportit

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet sot në orën 11:00 për të caktuar datën e seancës se kur do të diskutohet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Krahas saj, Konferenca e Kryetarëve do të diskutojë dhe rreth kohës së debatit që do të zhvillohet në këtë seancë kaq të rëndësishme të Kuvendit.

Më 28 maj, komisioni hetimor parlamentar miratoi raportin për shkarkimin e presidentit, sipas të cilit u konstatuan 16 shkelje që kreu i shtetit kishte bërë. /A2News/

Exit mobile version