Site icon Telegrafi

Shkarkimi i Metës, Kuvendi cakton sot datën e mocionit dhe kohën e debatit

Pas vendimit të marrë dje për nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, PS mbledh sot konferencën e kryetarëve.

Mësohet se mbledhja do të nisë rreth orës 09:00 dhe në mbledhje do diskutohet mbi vendimin e ditës së djeshme për shkarkimin e kreut të shtetit.

Vetëm një orë pasi presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për anulimin e zgjedhjeve PS vendosi në mbledhjen e kryesisë se do të nisë menjëherë procedurat për shkarkimin e tij.

Lexo po ashtu Shkarkimi i Metës, Rama 90 minuta takim me ambasadorët në Tiranë

PS kërkoi mocion për debat ditën e enjte, për të miratuar rezolutën për shkarkimin e Metës. Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon te pengoje shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Ndërsa sot Konferenca e Kryetarëve do të vendosë datën e mocionit dhe kohën e debatit. /Java/

Exit mobile version