Këshilli gjyqësor në seancë të mbyllur e ka shkarkuar gjykatësin suprem Risto Katavenovski, thonë për “Alsat” burime nga gjykata. Katavenovski është shkarkuar dhe nuk guxon t’i afrohet godinës së Gjykatës së Lartë pasi e kishte liruar nga paraburgimi biznesmenin Sead Koçan.
Nga Këshilli gjyqësor konfirmojnë se kanë shkarkuar një gjykatës pa treguar se për cilin bëhet fjalë.
“Pas një kërkese është marrë vendim për shkarkimin e një gjykatësi për shkak të kryerjes së detyrës në mënyrë joprofesionale dhe përkohësisht është larguar nga kryerja e detyrës së gjykatësit”, thonë nga Këshilli Gjyqësor.
Me shkarkimin e Katavenovskit pezull mbeten aktgjykimet për rastin “Tanku” ku janë dënuar ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ndihmësi i ministrit të brendshëm Gjoko Popovski.