Kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës, Ajet Shosholli dhe trajneri i skuadrës lidere të Superligës, Llamkos Kosovës, Ismet Munishi, këtë dukuri të klubeve e cilësojnë si jo profesionalizëm, joseriozitet dhe pa vizion.
“Është për të ardhur keq. Kjo dëshmon se në çfarë niveli punojmë. Kryesit e klubeve nuk mund të organizojnë si duhet klubin dhe kjo ndikon pastaj edhe në punë e trajnerit. Këto kryesi kanë jo profesionalizëm dhe suksesin gjithmonë ia dedikojnë vetës, ndërsa mossuksesin e kërkojnë tek trajnerët”, tha Munishi, duke shtuar se këto ndërrime nuk i bëjnë mirë futbollit, madje sipas tij edhe pse trajnerët po ndërrohen rezultatet nuk po shihen.
Edhe trajneri i mirënjohur, Ajet Shosholli e dënon këtë veprim të klubeve.
”Me vjen mirë që mu dha rasti të flas për këtë temë e cila është vërtet shqetësuese. Klubet tona po thirren në profesionalizëm, por me këto veprime ata tregojnë një joprofesionalizëm tipik. Për nënën ndeshje të ndërrohen kaq shumë trajner është e papranueshme. Klubet tona nuk kanë vizion ,ato punojnë aty për aty. Asnjë trajner në botë nuk mund të bëjë ndryshime për 8-9 ndeshje siç kërkojnë këto klube. Kjo që po ndodh është për të ardhur keq, por e tregon joprofesionalizmin që punohet nëpër disa klube”, tha Shosholli.
Të rikujtojmë se i fundit që u largua nga posti i trajnerit, është Arbnor Morina nga Ferroinikeli, më herët punën me trajnerët e tyre e kishin ndërprere, Trepça (Rafet Prekazin), Trepça’89 (Gani Sejdiun), Drenica (Fadil Rama), Hajvalia (Bekim Isufi), Drita (Musa Selimi) dhe Fushë Kosova me Zylkyfli Obërtincën i cili veçse ka lajmëruar dorëheqjen. /Zëri/Telegrafi/