Njoftimi i zgjedhjeve pas shpërbërjes së parlamentit është shkelje e Kushtetutës, sepse me atë tashmë është përfunduar mandati i vetëm deputetëve dhe Kryetarit të Kuvendit, tha profesori universitar Svetomir Shkariq në një intervistë për 24Vesti, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Me shpërbërjen e Parlamentit përfundon mandati i të gjithë deputetëve, por edhe mandati i të gjithë zyrtarëve duke përfshirë edhe Kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarin. Kjo do të thotë se ne momentalisht nuk kemi Kryetar të Kuvendit, prandaj nuk kemi edhe subjekt se kush do t’i njoftoj zgjedhjet. Kryetari i Kuvendit së pari duheshte të nënshkruaj vendimin për zgjedhjet, dhe pastaj të shpërbëj Kuvendin’, tha Shkariq. /Telegrafi/