Site icon Telegrafi

“Shkallët për në Parajsë” mahnitin përdoruesit e internetit (Video)

Është hedhur në internet një video ku shihet hyrja në ujin që nxjerr avull, teksa reflekton drita e muzgut.

Filmimi i titulluar “Shkallët për në Parajsë” e shfaq një femër që zbret dhe hyn në pishinën ekskluzive të një hoteli në Ennetburgen të Zvicrës, transmeton Telegrafi. Derisa ajo noton, anash shihet lugina dhe poshtë liqeni i Lucernit. E, në xhirimin nga lartë shihet se në fund të pishinës në formën e shkronjës L është edhe një vaskë që nxjerrë ujë të nxehtë.

Meqenëse është pëlqyer shumë, përdoruesit e kanë shpërndarë me mijëra herë xhirimin, ndërsa pëlqimet dhe komentet pozitive nuk mungojnë.

“Më duket se më në fund po e përjetoj këngën ‘Stairway to Heaven’ të Led Zeppelin”, është një nga komentet e shumta. /Telegrafi/

https://youtu.be/3Ew79Wj_Iqg

Exit mobile version