Fansat e filmave kanë zgjedhur destinacione të ndryshme nga skenat filmike si atraksione turistike, ndërsa së fundmi këtë e bëjnë duke u bazuar në një skenë të “Joker”.
Qytetarët e Bronxit janë habitur që shkallët dikur aspak të njohura, ndërmjet rrugëve ‘Shakespeare’ dhe ‘Anderson’, janë shndërruar në një prej atraksioneve më të mëdha turistike në botë.
Ndërsa arsyeja është e kuptueshme: Sepse në to ka ecur Joaquin Phoenix në rolin e Jokerit në filmin që mban pikërisht emrin e karakterit të famshëm negativ.
Në rrjetet sociale janë publikuar xhirimet të shumta të njerëzve që i kanë “pushtuar” shkallët duke bërë fotografi dhe video, si dhe duke i imituar lëvizjet e protagonistit filmik.
Banorët lokalë e konsiderojnë si pengesë të përditshmërisë së tyre prezencën e kaq shumë njerëzve, saqë disa prej tyre kanë bërë publikime të ndryshme në internet duke u kërkuar fansave që të mos shkojnë më atje. /Telegrafi/
This really a tragedy https://t.co/AsSFoP3cN1
— GravitysEnemy (@GravitysEnemy) October 21, 2019
It’s really called the Joker Stairs on google now (I just searched it).
Please, if you’re reading this and you’re not from around here (or ever been to the Bronx, Yankee stadium does not count) PLEASE DO NOT COME HERE.
Thanks,
Bronx Resident pic.twitter.com/s5u9gVPtyM— C (@_cvndy) October 15, 2019