Site icon Telegrafi

Shkallët në “Arbëri” drejt përfundimit

Projekti i rregullimit të shkallëve në lagjen “Arbëria” po shkon drejt përfundimit, me mbikëqyrje nga ana e Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave.

Kështu thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

“Po kujdesemi që kualiteti i punimeve të jetë sa më i lartë, pavarësisht reshjeve të shumta që na kanë shkaktuar telashe. Tani janë marrë mostrat e shtresës së betonit që është vendosur për nivelizim të shkallëve, si dhe të atij në objektin përcjellës nga ku shihet panorama e Prishtinës. Këto mostra do të analizohen në laboratorët e licencuara të betonit, dhe vetëm pas marrjes së rezultateve pozitive do të vazhdohet me vendosjen e gurëve natyrorë, si fazë përfundimtare e këtij projekti. Aktualisht janë duke u testuar edhe punët e kryera në kanalizimin atmosferik, si dhe në kabllor nëntokësor”, thuhet në njoftim.

 

 

 

Exit mobile version