Site icon Telegrafi

Shkallët dukeshin sikur “po ecin” vetë, autori i videos ka shpjegim për këtë – graviteti dhe dyshemeja jo e rrafshët bënë që ato të lëvizin

Një palë shkallë që në shikim dukeshin sikur po “ecnin” vetë dhe po largoheshin nga punëtorët që po punonin në një garazh në Indi, doli të jetë diçka tjetër.

Në fakt shkallët po lëviznin për shkak të gravitet dhe dyshemesë që nuk ishte e rrafshët, dhe vazhdimisht lëviznin duke krijuar përshtypjen që po “ecin”.

Videoja e këtij momenti është shpërndarë në masë të madhe në internet, dhe ka nxitur debat nëse ato po i tërheq dikush me litar apo është thjesht montazh.

Por, autori i videos pretendon se ato lëviznin vetë për shkak të gravitetit dhe dyshemesë që nuk ishte e rrafshët. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=g6-ci69AiTc

Exit mobile version