Site icon Telegrafi

Shkalla ndërron papritur drejtim, 18 të lënduar në një qendër tregtare në Hong Kong (Video)

Rreth 18 persona u plagosën në një qendër tregtare të Hong Kongut kur shkalla lëvizëse që po ngjitej, ndërroi befas drejtim dhe rriti shpejtësinë.

Ndryshimi i drejtimit të lëvizjes dhe sidomos rritja e shpejtësisë i kapi në befasi njerëzit e shumtë që po përdornin shkallën në ato momente.

Disa u rrëzuan duke u përplasur me të tjerët në fund të shkallës.

Nga të plagosurit, përcjell tvklan.al, vetëm një burrë që përplasi kokën pati dëmtime serioze dhe u dërgua në spital.

Shkalla 45 metra e gjatë, një nga më të gjatat në Hong Kong, lidhte katin e katërt me katin e tetë të qendrës tregtare dhe specialistët mendojnë paraprakisht se ka qenë një defekt në sistemin e frenimit që shkaktoi aksidentin.

Exit mobile version