Qendra Nacionale e Kujdesit Intensiv në Britani të Madhe, ka dhënë një njoftim shqetësues, lidhur me shkallën e vdekshmërisë së pacientëve, që janë duke u trajtuar në kujdesin intensiv.
Studimi i bërë në 3,883 pacientë të sëmurë me coronavirus, ka gjetur se shkalla e vdekshmërisë së tyre derisa ishin në kujdesin intensiv, është rritur për 51 për qind, transmeton Telegrafi.
Ky studimi ka treguar se dihej gjendja e 1,689 pacientëve dhe u vazhdua trajtimi i tyre, 871 apo 51.6 për qind vdiqën, ndërsa 818 u lëshuan për trajtim në shtëpi.
Gjatë vitit 2017 dhe 2019, kanë vdekur vetëm 22 për qind e 5,367 pacientëve të infektuarve, që janë trajtuar në qendrat e kujdesit intensiv për pneumoni.
Të dhënat shqetësuese, vijnë në kohën kur në Britani të Madhe brenda një dite vdiqën 980 pacientë, që e ngritë në 8,958 numrin e përgjithshëm të vdekur nga kjo sëmundje. /Telegrafi/