Telegrafi

Shkalla e papunësisë në Kroaci arriti 14%

Kjo, në krahasim me muajin e kaluar paraqet zvogëlim për 0.4 për qind, ndërsa në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 1.5 për qind më shumë.

Ndërkohë agjencia Standard and Poor’s bëri të ditur vlerësimin, sipas të cilit Kroacia në vitin 2009 do të realizojë rënie të BPV-së prej pesë për qind dhe deficit buxhetor prej katër për qind.

Paga mesatare në Kroaci në muajin maj ishte 5.326 kuna ( rreth 730 euro).