Telegrafi

Shkalla e papunësisë ende mbetet e lartë

 Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale edhe gjatë këtij viti ka vazhduar angazhimin për kompletimin e infrastrukturës ligjore, për rritjen e punësimit dhe zbatimin e skemave sociale. Ndër sukseset e këtij viti, ministri në largim Nenad Rashic, përmendi miratimin e ligjit të punës, që do të fillojë të zbatohet nga një janari i vitit të ardhshëm.

Ai pranoi se zbatimi i tij paraqet sfidë mjaft të madhe. “Projektligji i punës është sfidues por ne kemi pasur punë teknike që ta përgatisim dhe ta dorëzojmë në parlament. Instanca më e lartë vendimmarrëse është parlamenti dhe në këtë rast nëse është miratuar atëherë nuk e shoh asnjë pengesë që ai të zbatohet nga një janari”.

Ministri Rashic tha se gjatë këtij viti përmes projektit për punësim të qëndrueshëm, kanë ndërmjetësuar në punësimin e rreth 7 mijë punëkërkuesve. Megjithatë ai pranoi se shkalla e papunësisë vazhdon të mbetet e lartë

Ndryshe, ai theksoi se buxhetin e këtij viti e kanë ekzekutuar në tërësi, sipas planifikimit. Ndërkohë për vitin e ardhshëm ai theksoi se buxheti parashihet të jetë rreth 180 milionë euro. /Rtk/Telegrafi/