Telegrafi

Shkalla e inflacionit në Kosovë 1.1 për qind

Kurse çmimet e konsumit në muaji shkurt, në krahasim me muajin janar, kanë shënuar rritje për 0.3 për qind. Këto të dhëna janë publikuar nga Enti i Statistikave të Kosovës, në publikimet mujore për indeksin e çmimeve. Ngritje e çmimeve vërehet te perimet (6,0%) me një ndikim prej 0,3 për qind. Te grupet dhe nëngrupet e tjera gjatë shkurtit 2010 ndryshimet e çmimeve janë pa ndikim në indeksin e çmimeve.

Çmimi i rrymës, gazit dhe lëndëve të tjera djegëse në muajin shkurt 2010 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2009 ka pësuar një ngritje për 7,8 për qind. Përdorimi i pajisjeve për transportin personal është ngritur për 10 për qind, perimet (11,1%), ndërsa sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat kanë pësuar një ngritje prej 18,6 për qind.

Rënie e çmimeve prej 4.9 për qind vërehet te qumështi, djathi dhe vezët, vajrat dhe yndyrat kanë rënë në mas prej 10,4 për qind, duhani (-4,8%), këpucët (-5,6%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (-3,3%), shërbimet për transport (-6,9%), kujdesi personal (-2,4%).
Një nga elementet e tjera që janë publikuar është edhe shkalla e inflacionit, që në muajin shkurt ka shënuar një rritje më të madhe. Shkalla e inflacionit të matur në muajin janar 2010 me muajin janar 2009 ishte 0,6 për qind. Është matur edhe shkalla e inflacionit në muajin shkurt 2010 me muajin shkurt 2009, që sipas ESK-së ishte 1,1 për qind.

Kjo shkallë e inflacionit vjen pas një viti të tërë në deflacion, që njihet si rritja e vlerës së parasë, gjegjësisht ulja e çmimeve. Kujtojmë që shkalla e deflacionit e matur në janar 2009 dhe në janar 2008 ishte 0.5 për qind. Në shkurt shkalla e deflacionit kishte arritur në 1.2 për qind, në prill 3.5, kurse në maj kishte arritur në 4.5. Deflacion kishte edhe në muajin qershor me një përqindje prej 4 për qind, në korrik 3,7 për qind, gusht, 3.0 për qind, shtator 2,7 për qind. Në tetor sërish kishte deflacion me një shkallë 2.6 për qind, kurse në nëntor 1,3 për qind. Shkalla e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2009 me muajin dhjetor 2008 ishte 0,1%. /koha/