Site icon Telegrafi

Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona

Pasi tashmë është e konfirmuar se Hansi Flick do të zëvendësojë Xavin si trajner i Barcelonës, shumë nga planet që klubi kishte hartuar për transferime tashmë mund të dështojnë.

Kjo nuk do të ketë një ndikim vetëm tek transferimet e reja, por gjithashtu edhe tek lojtarët që janë aktualisht pjesë e ekipit.

Njëri prej lojtarëve që do ta pësojë shkaku i largimit të Xavit është veterani i blaugranasve, Sergi Roberto.

Kur u njoftua disa javë më parë se Xavi do të qëndrojë, situata e Robertos  duk e qartë, pasi atij pritej që t’i ofrohej një kontratë e re dhe të vazhdonte si pjesë e klubit edhe për 12 muaj të tjerë.

Sidoqoftë, tani pasi Flick do të marrë ‘frenat’ e klubit, e ardhmja e tij sërish ka mbetur e paqartë, raporton Mundo Deportivo.

Xavi ishte një mbështetës i madh i Robertos tek Barcelona, dhe për këtë arsye tekniku spanjoll kishte thënë se ai do të qëndronte.

Megjithatë, për shkak të shkarkimit e tij, negociatat për rinovimin e kontratës me Roberton tashmë janë ftohur teksa ka mbetur vetëm një muaj para se ajo të skadojë.

Flick pritet të thotë fjalën e fundit në këtë çështje, ndërsa momentalisht nuk ka ndonjë përgjigje të qartë se a do të vazhdojë Roberto të mbetet pjesë e tyre apo jo./Telegrafi/

Exit mobile version