Grupi Etnon ka anuluar një koncert që do të zhvillohej në Gjermani.
E gjithë kjo shkaku i mos pajisjes me kohë me viza të anëtarëve të grupit kosovar.
Kështu ka shkruar së paku në llogarinë personale në Instagram të Etnon, ndërsa kanë paralajmëruar se i njëjti do të mbahet në ditët në vazhdim.
Theksojmë se koncerti ishte planifikuar të mbahet më 26 nëntor në qytetin e Hannoverit me rastin e Ditës së Flamurit. /Telegrafi/