Telegrafi

Shkaku i thinjave, Julian Deda ngjyros flokët

Julian Deda është një ndër aktorët më të suksesshëm të skenës sonë teatrale dhe jo vetëm kaq.

Aktorin është bërë i njohur në saje të shout televiziv, “Portokalli” dhe tash së fundi po paraqite mjaft mirë në emisionin argëtues, “Apartamenti 2XL”.

Ai është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video të ndryshme tejet të guximshme edhe nga përditshmëria jetësore.

Së fundi, shkodrani ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram duke i ngjyrosur flokët shkaku që disa prej tyre iu kanë thinj.

“Iu a di hallin grave”, ka shkruar ndër të tjerash 37-vjeçari në rrjetet sociale teksa shihet parukierja duke ia ngjyrosur flokët.

Ndryshe, Dedën do ta shohim gjatë muajve të ardhshëm në projekte të reja televizive dhe teatrale. /Telegrafi/