Site icon Telegrafi

“Shkaku tashmë është i qartë”: Mediumi vendas sjell deklaratën e shoferit të autobusit me pasagjerë nga Kosova që u aksidentua në Austri

“Tashmë është i qartë shkaku i aksidentit. Shoferi i autobusit i tha policisë se kishte parakaluar një kamion. Më pas ai u befasua nga kantieri. Ai nuk mund ta shmangte (aksidentin) më”.

Kështu shkruan mediumi austriak salzburg.orf.at, duke iu referuar një aksidenti të një autobusi i cili ka ndodhur në orët e para të ditës së enjte në Austri, në të cilin autobus ishin rreth 28 pasagjerë nga Kosova.

Megjithatë, sipas mediumit në fjalë, përcjell Telegrafi, “nuk dihet ende nëse shoferi i ka respektuar oraret e drejtimit dhe pushimit”.

Lexo po ashtu Pamje nga vendi ku u aksidentua autobusi me pasagjerë nga Kosova në Austri – nga ku u raportua për rreth 20 të lënduar

“Autostrada ka qenë e mbyllur për një kohë të gjatë në zonën e aksidentit”, bën të ditur mediumi austriak.

Ndërkohë siç vë në pah mediumi austriak, në selinë e Kryqit të Kuq, udhëtarët mundën të rikuperoheshin ngadalë nga tronditja fillestare në mëngjes.

Dhe një kompani autobusëve të Salzburgut vuri në dispozicion një autobus për të çuar të prekurit në destinacionin e tyre aktual – miqtë dhe familjet e tyre në Mynih, Shtutgart ose Hanover të Gjermanisë.

Lexo po ashtu Aksidentohet një autobus nga Kosova në Austri, raportohet për rreth 20 të lënduar

Si rezultat, 23 udhëtarë u larguan pak para mesditës.

Në anën tjetër, po sipas Kryqit të Kuq, pesë pasagjerë të autobusit janë ende në trajtim spitalor.

“Tre të plagosurit rëndë u trajtuan nga ekipe mjekësh të urgjencës. Dy prej tyre u dërguan në spitalin e aksidenteve (UKH) në Salzburg, nën kujdesin e mjekëve të urgjencës dhe i treti në spitalin shtetëror. Vendi i aksidentit u pastrua plotësisht rreth të enjtes pasdite”. /Telegrafi/

Exit mobile version