Berguzar Korel është një ndër aktoret më të pëlqyera të kinematografisë së Turqisë.
Aktorja turke, e cila u bë e njohur te shqiptarët me rolin e Sherezades te seriali, “1001 Gece”, ka treguar se tashmë është duke pritur të bëhet sërish nënë.
Kjo ka bërë që zeshkania të merr një vendim tejet interesant dhe befasues për shumë kënd, por duket se është detyruar ta bëjë një gjë të tillë.
Për tu fokusuar te jeta e saj dhe te shtatzënia, artistja mori vendim ta mbyll lokalin e saj “Jo veç kafe”, të cilin e hapi tash e sa vite.
Kujtojmë se 37-vjeçarja ka vite që është e martuar me aktorin Halit Ergenç dhe kanë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Ali.
Ndryshe, Korel është dashur të paraqitet në një projekt të ri filmik, por që tani duhet të shtyhen xhirimet. /Telegrafi/