Site icon Telegrafi

Shkaku i racizmit dhe homofobisë, EA Sports largon trajnerin Jon Gruden nga Madden NFL 22

Ish-trajneri i Raiders, Jon Gruden do të hiqet plotësisht nga loja Madden NFL 22 dhe do të zëvendësohet me një karakter të përgjithshëm.

Gruden do të “fshihet” nga loja në javët e ardhshme dhe ndryshimi do të bëhet automatikisht në azhurnimin e ardhshëm.

EA Sports vendosi në këtë veprim pasi Gruden u largua nga Raiders më 11 tetor sepse u zbulua se ai kishte dërguar vazhdimisht email kolegësh për vite me radhë raciste, mizogjiniste dhe homofobike.

“Për shkak të rrethanave pas dorëheqjes së Jon Gruden, ne po ndërmarrim hapa për ta larguar atë nga Madden NFL 22. Ne do ta zëvendësojmë atë me një karakter të përgjithshëm në azhurnimin e ardhshëm”, njoftoi kompania.

Madden NFL 22 është versioni i fundit i serisë legjendare të futbollit amerikan, dhe u lëshua në 20 gusht për PC, PlayStation 4, PlayStation 5, Xbox One, Xbox Series X dhe S dhe Stadium. /Telegrafi/

Exit mobile version